

Michael Schumacher është një ndër emrat më të mëdhenj në Formula 1, plot shtatë herë kampion bote dhe pa diskutim një personazh që ka bërë revolucion në këtë sport.
Emri i tij lidhet ngushtë me garat me makina me të cilat bëri histori, ndërsa sipas përllogaritjeve është dhe piloti më i paguar.
Racingnews365 ka publikuar listën me fitimet e pilotëve të kampionatit botëror të Formula 1 dhe pasurinë e tyre, ku ajo cka bie në sy është se kryeson Schumacher me 790 milionë dollarë, duke lënë pas dyshen Hamilton-Alonso.
Në karrierën e tij arriti të fitojë 91 gara të Formula 1, një rekord i padiskutueshëm që vetëm Schumacher mund ta arrinte në atë kohë.
Pasi u tërhoq nga sporti, ai pësoi një aksident të rëndë teksa bënte ski në alpet e Francës, ku më pas qëndroi në koma, ndërsa gjendja shëndetësore e mëpasshme është mbajtur sekret nga familjarët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






