

Prishtinë- Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në 28 dhjetor në Kosovë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave. Ajo pritet të marrë në Kuvend 56 deputetë. Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës. Ato mbeten të kushtëzuara, deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.
Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 përqind të votave, ndërsa pritet të marrë 23 deputetë në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 përqind të votave dhe ka siguruar 15 deputetë. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)e cila ka marrë 5.73 përqind të votave, pritet të ketë 6 deputetë në Kuvend.
Shpërndarja e tyre do bëhet sipas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 vende, prej të cilave 100 janë të përgjithshme, të cilat ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 vendet e mbetuara janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






