Transmetuar më 28-12-2025, 22:56

Prishtinë- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencë për media komentoi edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Kurti tha se do të bisedojë me opozitën për këtë çështje por theksoi se fillimisht do të bisedojë me presidenten aktuale.

“Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore. Bllokadat janë të pamundshme tanimë. Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026," tha Kurti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit