

Prishtinë- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të nisë nesër, duke filluar nga ora 12:00. Radoniqi, bëri të ditur se nga e njëjta orë do të fillojë edhe konfirmimi i votave për subjektet politike. Ai theksoi se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare do të realizohet vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave nga diaspora.
“Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, pasi që materialet zgjedhore sonte do të pranohen gjatë gjithë natës në Qendrat Komunale të Numërimit. Për këtë arsye, puna për numërim do të nisë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, ka deklaruar Radoniqi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






