

Prishtinë- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ndërsa numërimi i votave është drejt fundit, Abdixhiku ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm dhe se ai nuk ka arritur ta çojë LDK-në aty ku ka besuar se mund të ishte. Duke theksuar se situata kërkon reflektim dhe diskutim të thellë brenda partisë, ai me përulësi pranon verdiktin e qytetarëve.
“Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit. Nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kam ndërtuar ekip me njerëzit më të mirë dhe kemi bërë program, por ky është verdikti i qytetarëve dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë". tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






