Transmetuar më 28-12-2025, 22:18

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës. Si parti e parë, LVV ka dalë në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Suharekë, Rahovec, Lipjan, Klinë, Malishevë, Shtime, Istog, Dragash, Obiliq, Viti, Kaçanik, Kamenicë, Hani i Elezit dhe Junik.

Sipas të dhënave nga KQZ, LVV nuk ka arritur të renditet e para vetëm në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, ndërsa në të gjitha komunat e tjera shqiptare ka siguruar epërsinë ndaj partive kundërshtare.

Ndërkohë, Lista Serbe ka dalë parti e parë në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke ruajtur dominimin tradicional në këto zona. Këto rezultate dëshmojnë një mbështetje të gjerë për LVV-në në shkallë vendi, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore të këtij proces

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit