Transmetuar më 28-12-2025, 20:46

Lezhë, – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Manati të Lezhës. Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me forcë me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit