Transmetuar më 28-12-2025, 20:39

VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Vlorës, të cilët kanë 3 ditë pa ujë në çezmat e tyre.

‘Ju lumtë qytetarëve të Vlorës që ua zunë galanë në fyt, hajdutëve që i kanë lënë banorët 3 ditë pa ujë dhe vetë zhgërryhen në festa e salltanete’, shkruan Berisha në Facebook.

Një protestë për mungesën e ujit po mbahet në Vlorë. Disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 3 ditë pa ujë. Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara bashkisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit