Transmetuar më 28-12-2025, 19:47

Vlorë – Kaos dhe tensione janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Teatrin “Petro Marko”, ku ishte planifikuar të zhvillohej koncerti gala i festave të fundvitit. Qytetarë të shumtë kanë hyrë në sallë duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm në qytet.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Duam ujë” dhe “Vlora do ujë”, si dhe me thirrje “Poshtë qeveria”, protestuesit kanë ndërprerë zhvillimin e aktivitetit. Në sallë dhe pranë skenës janë parë edhe përfaqësues të së djathtës, si dhe qytetarë mbështetës, të cilët kanë vërshuar drejt ambientit ku do të mbahej mbrëmja gala.

Si pasojë e situatës së krijuar, artistët janë detyruar të largohen nga skena, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga forcat e policisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Përfundimisht, organizatorët kanë vendosur anulimin e eventit, ndërsa situata është vënë nën kontroll nga autoritetet. Ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me kërkesat e protestuesve për furnizimin me ujë në qytetin e Vlorës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit