

Prishtinë- Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura ditën e sotme në Kosovë.
Ndërkohë që fill pas përfundimit të procesit të votimit, kanë dalë edhe Exit Poll-et e para, që parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Në të tre Exit Poll-et e bëra nga disa media në Kosovë, në bashkëpunim edhe me kompani sondazhesh, ajo që bie në sy është kryesimi i Albin Kurtit dhe VetëVendosjes, i cili rezulton të ketë arritur nga 43-46 % të numrit të votave.
Sipas Exit Poll-eve, ka një rritje të PDK-së dhe rënie të LDK-së.
Sipas njërit Exit Poll-eve, VV merr 52 mandate deputetësh, PDK siguron rreth 25 mandate, LDK 18, AAK 5 dhe NISMA mbetet jashtë.
Exit Poll-i tjetër parashikon se VV me 44.1% përkthehet në rreth 49 mandate. PDK merr 27, LDK 18 dhe AAK 6 mandate deputetësh.
Ndërsa Exit Poll-i tretë tregon se VV arrin në 48 mandate, PDK arrin në 26 mandate, LDK në 18 dhe AAK në 8 mandate deputetësh.
Kujtojmë se këto zgjedhje u mbajtën pasi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti nuk u arrit që të formohej një shumicë e konsoliduar për formimin e qeverisë.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






