

KOSOVË- Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin. Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.
Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.
Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 19:00 kanë votuar 43.47% të qytetarëve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 869,004 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






