Transmetuar më 28-12-2025, 18:15

Tiranë, 28 dhjetor 2025 – Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka njoftuar miratimin e një amnistie penale në prag të fundvitit, nga e cila përfitojnë qindra të dënuar në vend. Sipas tij, 380 persona do të lirohen menjëherë, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Njoftimi është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë deklaratën e ministrit Lamallari lidhur me këtë nismë të qeverisë shqiptare.

Sipas ministrit të Drejtësisë, amnistia penale është një akt i frymëzuar nga parimet e humanizmit, drejtësisë sociale dhe përafrimit me standardet europiane, duke synuar lehtësimin e situatës në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe ofrimin e një mundësie të re për riintegrimin shoqëror të personave të dënuar.

Lamallari theksoi se përfituesit janë përzgjedhur sipas kritereve ligjore të përcaktuara dhe se procesi do të zbatohet në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit