

Një grua humbi jetën sot në një aksident rrugor që ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, raporton noa.al.
Policia lokale tha se për këtë ngjarje, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç.
I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Hetimi nxori se automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






