

Edon Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë në fitoren 2-0 të Juventusit ndaj Pisës. Për sulmuesin dardan Zhegrova, foli së fundmi trajneri i bardhezinjve, Lucianno Spalleti.
“Zhegrova kishte kaluar grip me temperaturë të lartë dhe nuk e dinim sa do të rezistonte fizikisht” zbuloi trajneri.
Por duhej të rrezikonim, sepse ai është një lojtar që merr iniciativa dhe krijon hapësira kur ekipi ka nevojë.
“Driblimi i tij në cep të zonës është diçka që pak lojtarë e kanë. Kur është në fushë, duket sikur luan me syze 3D. Sheh hapësira që të tjerët nuk i shohin”, tha ai.
Ad
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






