Transmetuar më 28-12-2025, 15:15

E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura foli sog për atë që ajo mendon se e penalizoi gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Xhodi tha se ajo çfarë e penalizoi ishte qetësia e tepërt deri dhe në përhumbje, gjë që ja kishin shprehur edhe familjarët e saj pas daljes.

Ajo shtoi se mendoi që do të kishte kohë t’i njihte më mirë banorët me ato situate që kishin ndodhur brenda shtëpisë.

“Edhe familjarët e kishin parë qetësinë time ndoshta më shumë se ç’duhet edhe deri në një përhumbje, madje ishin mërzitur se mos ka ndonjë hall goca.

Mendova se do të kisha kohë për t’i njohur njerëzit dhe për t’i prekur aty ku duhet, në atë lojë brenda, me gjërat brenda që ndodhën.

Sigurisht mund të kisha përdorur 1 mijë teknika të tjera që janë përdorur zakonisht, por që nuk është në karakterin tim dhe nuk dola dot jashtë karakterit tim”, u shpreh Xhodi Skura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit