Transmetuar më 28-12-2025, 13:18

Një sherr ka ndodhur në Gjilan gjatë procesit të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamnetare të Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë për një përleshje fizike dhe verbale mes disa personave, në një qendër votimi në Zhegër të Gjilanit.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në shkollën “Agim Ramadani”.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Menaxheri i kësaj qendre votimi, Rrahman Agushi nuk dha arsyet e kësaj përplasjeve, ndërsa bëri me dije se situata është normalizuar dhe procesi i votimit i është kthyer normalitetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit