Transmetuar më 28-12-2025, 10:21

Skiatorja shqiptare Lara Colturi vazhdon të tregojë nivel të lartë dhe konkurrueshmëri në Kupën e Botës, këtë herë në pistën ikonike të Semmeringut, Austri. Skiatorja shqiptare regjistroi një rezultat të shkëlqyer në garën e parë, por ndalet në garën finale

Në garën e parë të Slalomit, Lara realizoi një paraqitje brilante, duke u renditur e 3-ta në botë, rezultat që konfirmon ritmin, teknikën dhe qëndrueshmërinë e saj mes skiatoreve më të mira ndërkombëtare.

Megjithatë, në garën e dytë dhe atë finale, një pengesë gjatë manovrave teknike bëri që Lara të mos mund ta përfundonte garën, duke u detyruar të ndalonte para vijës së fundit.

Podiumi i garës finale u përmbyll si vijon:

Julia Scheib (Austri) Camila Rast (Zvicër) Valerie Grenier (Kanada) Megjithatë një tjetër paraqitje positive mund të konsiderohet kjo padyshim për skiatoren shqiptare, drejt realizimit të objektivave të mëdha, ku i radhës është përfaqësimi i Shqipërisë në Kupën e Botës dhe drejt Milano–Cortina 2026.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit