

KOSOVA- Valmir Elezi, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar se të gjithë qendrat e votomit në Kosovë janë hapur sipas planit. Gjatë një konference për mediat, Elezi tha se fletvotimet dhe materiali zgjedhorë janë shpërndarë në të gjitha vendvotimet.
Zëdhënësi i KQZ-së iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë, në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke marrë pjesë në procesin zgjedhor. Në fund, ai tha se KQZ-ja do të nisë në mbrëmje publikimin e rezultateve preliminare, para orës 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






