Transmetuar më 27-12-2025, 19:16

Fjala e Berishës në foltoren e Korçës:

Miq, tani, thashë jemi 35 vjet parti. Mund të mos ishim. Mund të kishim pësuar fatin e të gjitha partive të tjera, por jemi falë besimit të shqiptarëve. Jemi se qëndruam të pamposhtur. Jemi në prag të një misioni të ri, mision vendimtar për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju keni ndjekur sigurisht denoncimet tona. Unë mund t’ju them se vjedhjet dhe shifrat e vjedhjeve të kësaj qeverie tejkalojnë çdo lloj imagjinate. E dëgjuat, 300 apartamente.

Ajo lubia që shkonte për të siguruar bukën si bebisitër në rrugët e Athinës. Tani kthehet dhe u vjedh, bebisitër është gjë e nderuar, kthehet dhe u vjedh shqiptarëve 300 apartamente, si j’ua vidhte do thoni? J’ua tregoj tani. Prisni. Ndërtoje ti këtë rrugë me këtë çmim. Kaq milionë do m’i kthesh në apartamentet që do ndërtosh. Kjo ishte domethënë, me dy jahte, me dy jahte, me 15 supermarkete. Kjo. Dhe tani, dhe tani, meqenëse janë gjithçka të ngërthyer me Ramën, meqenëse Rama në të gjitha këto është hajduti i parë, ai na thotë ne, miq, ai na thotë ne, që jo, nuk ia heq imunitetin, që jo, ligji, gjykata s’ka ç’i bën, që jo, ligji s’është për ne.

Ky është provokacioni më i ultë që është bërë në 35 vite ndaj forcave demokrate. Nuk ka patur kurrë. Imagjinoni ju. Imagjinoni në qeverisjen tonë. Dilte prokuroja që e kishim dhe armike atë, si i quajmë, Ina Ramën. Po ama, kurrë nuk i shkonte kujt ndërmend të mos hiqte imunitetin e ministrave apo deputetëve, kur ajo kërkonte, pavarësisht se ishte një armike e egër e Partisë Demokratike. S’bëhej dysh. Vinte te ministri, dorëzonte deputetin. Ndodhi me Ilir Metën. Ja montuan, ja montuan regjistrimin.

Në të cilën e vërteta, se unë kisha shkresën, ky i thotë ish-ministrit tjetër, i thotë, shiko thotë, ky Ymer Tola, kishte një biznesmen nga Elbasani, ka fituar gjyqin për një hidrocentral me një kompani italiane, ja mori italianës ky, po. Dhe ky tani thotë, se nga moszbatimi i vendimit të gjyqit, unë kam humbur 700.000 euro gjer tani. Dhe Edi Rama me Filip Çakulin e marrin dhe e prejnë edhe e ngjit, pre dhe ngjit, pre dhe ngjit shiritin dhe e nxjerrin sikur i thotë, unë kam marrë 700.000 euro. Ilir Meta, pa thënë asnjë fjalë prokurori, kur u publiku video, mbas dy ditësh më ka ardhur në zyrë, më ka thënë, tani unë jap dorëheqjen.

Jap dorëheqjen, dorëzoj dhe imunitetin, sepse, natyrisht thotë, normale që prokurori do më thërrasë mua, po unë si zëvendëskryeministër nuk shkoj tek ai. Unë do shkoj si qytetar i thjeshtë, unë jam i pafajshëm, por këto nuk e faktojnë si zëvendëskryeministër, po do e faktoj si qytetar i thjeshtë. Tani, urdhëroni standardin e hajdutëve. Ju keni vjedhur, jam kryeministër, ju kam vjedhur, do t’ju vjedh. Absolutisht do të përmbysim. Siç kemi përmbysur shtatorin e Enver Hoxhës, do përmbysesh Edi Rama. Këta, miq, kanë kaluar në akte nga më të pandodhshmet në Europë, përveçse në diktaturat e dikurshme të Afrikës.

Ju më keni dëgjuar mua, sa herë kam lakuar emrin e Ergys Agasit. E çfarë del tani? Ai ishte zëvendëskryeministër në hije. Ishte zv/kryeministër në hije. Pse? Sepse atë përdorte Edi Rama për shumicën e krimeve të tij. AKSHI, ajo E-Albania, futet këshilltari, koordinatori i bandave me 15-vjeçar, me 1000 euro regjistron biznesin e EA Solution. Me 15-vjeçar, në arkën e tij, në kontot e, në konton e tij 232 milionë euro, pa asnjë shpenzim përveç rrogave të dy vetëve në sipërmarrje. 232 milionë euro, pa importuar asnjë majë lapsi, pa shpenzuar as dhe një fletë format, vetëm duke paguar dy vetë në sipërmarrje dhe paratë tuaja, paratë tuaja nga kopshti privat i Edi Ramës, në kontot e tij. Dhe kjo është vetëm njëra anë.

Rrëmbime, pengmarrje, zhdukje njerëzish, që të gjitha, ju konfiskuan verën e Edi Ramës. Është e Edi Ramës ajo. E mori, mirë e bukur, nga shtëpia ku u konfiskua, nga magazina, nga që qilari, ku u konfiskua, e çoi në, është i filmuar, janë filmuar makinat që shkojnë drejt Lundrës sipër. Pra, a ka provokim më të madh ndaj nesh se ky? Jo, nuk ka. Ky është një provokim i jashtëzakonshëm. Dhe ne tani jemi në këmbë, jemi më të vendosur se kurrë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit