

Deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim në qytetin e Shkodrës, në kuadër të turit të tij të takimeve në disa qytete të vendit.
Para nisjes së aktivitetit, Salianji është pritur në mënyrë entuziaste nga qytetarë dhe mbështetës demokratë të Shkodrës, të cilët kanë qenë të pranishëm në ambientin ku u mbajt takimi.
Takimi ishte paralajmëruar më herët nga vetë Salianji përmes rrjeteve sociale dhe vjen pas aktiviteteve të ngjashme të organizuara prej tij në qytete të tjera si Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






