Transmetuar më 27-12-2025, 17:48

POGRADEc, 27 Dhjetor 2025

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Qafë Plloçë–Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe për kryerjen e veprimeve hetimore.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit