Transmetuar më 27-12-2025, 17:39

TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter goditi rreth 31 kilometra larg bregdetit të qytetit verilindor të Tajvanit, Yilan, këtë të shtunë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, thellësia fokale e tërmetit ishte 67.5 kilometra (42 milje).

Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei. Departamenti i Zjarrfikësve tha se vlerësimet e dëmeve ishin duke u zhvilluar. Në videot e mëposhtme të postuara nga media të huaja, tregohen ambjente gjatë goditjes së tërmetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit