

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të shtunë në një parking në sektorin “Rinia” në Durrës. Zjarrfikësi, Nadir Kapaj, thekson se autobusët e djegur ishin të mbushura me bidona naftë dhe goma.
Sipas tij mbetet e hapur pista se zjarri mund të këtë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që theksoi se zjarri është fikur. “Autobusët nuk janë në përdorim, ishin te mbushur me goma, me bidona nafte, lëndë plastike te djegshme. Mbetet dhe alternativa të ketë qene e qëllimshme”, tha ai.
Policia e Durrësit njoftoi se zjarri ka rënë rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”. Si pasojë janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër ndërsa ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






