Transmetuar më 27-12-2025, 15:20

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Koplik ndërsa po punonte për të vendosur reklamën në tarracën e një mobilierie. Mësohet se i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet për një 40-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilierie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi Policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit