Transmetuar më 27-12-2025, 13:56

VLORË- Policia e Vlorës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike që tregtoheshin në mënyrë të paligjshme në një biznes të qytetit. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithsej 179 fishekzjarre, të cilat mbaheshin për shitje në kundërshtim me ligjin.

Gjatë një inspektimi në një dyqan me aktivitet tregtar ushqimor, në lagjen “Pavarësia”, u konstatuan fishekzjarret e ndaluara, të cilat u sekuestruan menjëherë si prova materiale.

Në lidhje me rastin, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shitësja e subjektit, një 31-vjeçare, banuese në Vlorë, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit