Transmetuar më 27-12-2025, 13:55

MALËSI E MADHE- Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përshirë nga flakët në Malësi të Madhe. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Si pasojë e kësaj, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Magazina ishtë në pronësi të një 54-vjeçarje. Forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi, në një magazinë për grumbullimin e bimëve medicinale, në pronësi të shtetases F. B., 54 vjeçe, ka rënë zjarr ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit