

DURRËS, 27 Dhjetor 2025
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin Katund Sukth–Fllakë, në qarkun e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, një shtetase 29-vjeçare, banuese në Durrës, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë që drejtohej nga një shtetas 69-vjeçar.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të rënda nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak më vonë.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasen Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






