

Klos – Një rast që ngjan më shumë me absurd të tipit çudira shqiptare sesa me normalitet është regjistruar në Klos, ku një 44-vjeçar u arrestua pasi kreu ndërhyrje të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj.
Shtetasi M. S., banues në fshatin Fshat, u kap në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe ndërtimeve të paligjshme.
Sipas policisë, 44-vjeçari ishte duke kryer punime pa leje dhe kishte bërë ndërhyrje direkte në strukturën e monumentit të kulturës, duke cenuar vlerat historike të saj.
Ai akuzohet për veprat penale:
“Shkatërrimi i veprave kulturore”
“Ndërtimi i paligjshëm”
Policia njofton se monitorimi i territorit vijon, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






