Transmetuar më 27-12-2025, 11:38

Llixhat e Bënjës në Përmet, të njohura për ujërat e tyre termalë dhe vlerat natyrore, po përjetojnë ndërhyrje ndërtimore që po ndryshojnë pamjen dhe funksionimin natyror të zonës.

Në vendngjarje janë vërejtur fadroma dhe kamionë duke kryer punime pranë vaskave termale, ndërkohë që pushuesit vijojnë të frekuentojnë zonën.

Sipas pamjeve të siguruara, disa nga formacionet natyrore po zëvendësohen me struktura artificiale, duke ngritur shqetësime për ruajtjen e ekosistemit dhe balancën natyrore të ujërave.

Ekspertë të mjedisit theksojnë se këto ndërhyrje mund të ndikojnë në cilësinë e ujit, biodiversitetin lokal dhe stabilitetin afatgjatë të zonës.

Llixhat e Bënjës kanë qenë ndër vite një atraksion i rëndësishëm turistik për Përmetin dhe zonat përreth.

Ndryshimet e fundit pritet të kenë ndikim edhe në turizmin lokal, i cili mbështetet kryesisht në natyrshmërinë dhe autenticitetin e këtij destinacioni.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit