Transmetuar më 27-12-2025, 09:48

Një urim që vjen nga jeta: Spitali “Koço Gliozheni” përcjell festat me Soreja, beben e parë nga IVF publik

Një videokartolinë e veçantë urimi për festat e fundvitit ka ardhur nga stafi i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, me protagoniste Soreja, tashmë 1 vjeçe – bebja e parë e lindur përmes fekondimit in vitro në strukturat spitalore publike.

Përmes kësaj videokartoline simbolike, stafi mjekësor ka përcjellë një mesazh shprese, mirënjohjeje dhe besimi te jeta, duke reflektuar një vit të rëndësishëm për institucionin dhe për shëndetësinë publike në vend.

Gjatë vitit 2025, në SUOGJ “Koço Gliozheni” kanë ardhur në jetë 3.767 bebe, ndërsa një arritje madhore ka qenë krijimi i Qendrës Mjekësore për Riprodhim të Asistuar, duke u dhënë mundësi çifteve të realizojnë ëndrrën e prindërimit përmes shërbimeve publike.

Po ashtu, spitali ka marrë statusin e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve, eficiencës dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor.

“Shëndet, shpresë dhe jetë e re për vitin 2026” – është mesazhi që përcjell kjo nismë, duke e kthyer një histori suksesi mjekësor në një urim njerëzor dhe plot emocion për të gjithë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit