

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku si pasojë katë alpinistë kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi në malet Vardousia, në Fokidën malore dhe viktimat janë tre burra dhe një grua. Fillimisht u gjetën në gjendje të rëndë dhe u dërguan në spital, por fatkeqësisht ata nuk mundën të mbijetonin.
Më herët mendohej se ata ishin strehuar diku në ndonjë guvë, për shkak të kushteve ekstreme të motit. Ata ishin larguar nga fshati Athanasios Diakos të enjten në mëngjes me qëllim, që të ndiqnin një rrugë malore, drejt një pike të vështirë në zonë.
Që atëherë, nuk kishin treguar shenja jete. Më herët gjatë ditës, makina e alpinistëve ishte gjetur në zonën e Athanasios Diakos. 30 zjarrfikës nga ekipet e alpinizmit EMAK të 1-rë, 6-të, 7-të dhe 8-të në Greqi morën pjesë në operacion, ndërsa që nga mëngjesi një dron kishte krehur pikat e vështira në zonë nga ajri, deri në gjetjen e tyre, me një fund tragjik.
Zona e Vardousias është një destinacion veçanërisht i kërkuar për ngjitje, i cili në dimër nuk fal gabimet, madje as nga më me përvojët. Kushtet e motit në zonë, me temperatura të ulëta, erëra të forta dhe borë të dendur, e penguan ndjeshëm punën e ekipeve të shpëtimit. Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të ekipeve të shpëtimit, të katër personat u gjetën, por ndërruan jetë në spital.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






