

Një aksion i papritur i Forcave së Posaçme “Shqiponja” po zhvillohet sot në Fier, teksa efektivët kanë shoqëruar një adoleshent.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në sheshin qendror të qytetit, në prani të qytetarëve të cilët e kanë ndjekur me habi e kureshtje.
Deri më tani nuk raportohet për incidente apo përdorim force.
Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të adoleshentit, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






