

Marinada vepron si “mburojë” kundër përbërjeve kancerogjene deri në 88%
Mënyra se si e gatuani mishin lidhet drejtpërdrejt me rrezikun për zhvillimin e kancerit. Këtë e thekson gastroenterologia e Harvardit dhe autore e rubrikës “Pyet një mjek” në Washington Post, Dr. Trisha Pasricha, e cila rekomandon marinimin e mishit – qoftë viçi, pula apo peshku.
Sipas saj, marinimi i mishit edhe vetëm për një orë para gatimit mund të ulë ndjeshëm formimin e përbërjeve kancerogjene, deri në 88%.
Si funksionon kjo?
Dr. Pasricha që citon sot noa.al, shpjegon se marinimi krijon një shtresë mbrojtëse antioksiduese, e cila pengon formimin e përbërjeve të dëmshme që zakonisht krijohen gjatë gatimit në temperatura të larta, si pjekja në skarë apo në tigan.
Studime të ndryshme kanë treguar se shumë marinada që gjenden në treg, përfshirë edhe ato që përmbajnë mjaltë, kanë rezultate shumë të mira në reduktimin e këtyre substancave të rrezikshme.
Në këtë mënyrë, kuptojmë se marinimi nuk është vetëm çështje shijeje. Është një hap i thjeshtë që e bën gatimin e mishit më të shëndetshëm, duke ulur ndjeshëm rrezikun e ekspozimit ndaj përbërjeve kancerogjene.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






