Transmetuar më 26-12-2025, 18:30

Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi kryesor i këtyre masave është garantimi i integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve. Në kuadër të zgjedhjeve, do të angazhohen 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të jenë të shpërndarë në të gjithë vendin dhe do të qëndrojnë në detyrë deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, angazhimi i tyre synon parandalimin, trajtimin dhe procedimin e çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit.

Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve, organizatave dhe subjekteve politike që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast të paligjshëm, përfshirë vjedhjen apo cenimin e votës së lirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit