Transmetuar më 26-12-2025, 17:48

Madonna ka publikuar një foto selfie të saj pa grim dhe ka sjellë përshtypje te ndjekësit në Instagram.

“Mbretëresha e Pop-it” ka zgjedhur të tregojë një anë më natyrale të vetes, duke ndarë një selfie të dielën (21/12), të realizuar gjatë një mbrëmjeje të qetë në shtëpi, në shoqërinë e miqve dhe partnerit të saj, balerinit 29-vjeçar Akim Morris.

Në foto, këngëtarja 67-vjeçare shfaqet e veshur me një kostum sateni ngjyrë kafe, i zbukuruar me detaje të bardha dantelle.

Në përshkrimin e fotos, ajo ka shkruar se është “pa gjumë”.

Shikoni foton:

Madonna – pa grim

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit