Transmetuar më 26-12-2025, 17:06

Vlorë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje futbolli në një fushë “kalçeto”.

Viktima, me iniciale B.R., jetonte dhe punonte në Gjermani dhe ndodhej në Shqipëri për pushime. Sipas informacioneve paraprake, gjatë lojës ai dyshohet se është goditur nga topi në kraharor, çka i ka shkaktuar humbje të menjëhershme të ndjenjave.

42-vjeçari u transportua me urgjencë nga shokët e tij drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetojë. Mjekët kanë konfirmuar se ai ka pësuar arrest kardiak, i cili rezultoi fatal.

Mostrat biologjike janë dërguar në Tiranë për autopsi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas rreth tre muajsh për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Ekspertët e shëndetësisë theksojnë se raste të tilla po shfaqen gjithnjë e më shpesh tek moshat 40–50 vjeç, duke nënvizuar rëndësinë e kontrolleve mjekësore periodike përpara angazhimit në aktivitete sportive intensive.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit