

Reagimi i Tom Brady-t pas martesës së ish-të dashurës së tij, Gisele Bündchen, ka ngjallur habi dhe shqetësim në rrjetet sociale.
Gisele është martuar me Joaquim Valente, instruktor i xhiu-xhitsus, me të cilin tashmë ka edhe një fëmijë. Ndërsa dasma e saj u komentua gjerësisht, vëmendja u zhvendos shpejt te reagimi i ish-bashkëshortit të saj, Tom Brady.

Postimi i tij i parë në Instagram pas lajmit të martesës ishte ai që ngriti pikëpyetje. Brady ndau dy fotografi: në njërën prej tyre shfaqet i veshur me një bluzë të bardhë ku shkruhet “Forever Young” (Përgjithmonë i ri).
Por ajo që e bëri postimin edhe më të çuditshëm ishte zgjedhja e muzikës. Ai vendosi si sfond këngën “1-800-273-8255” të këngëtarit Logic, me pjesëmarrjen e Alessia Cara dhe Khalid.
Kjo këngë flet për depresionin dhe mendimet vetëdëmtuese, me vargje si:
“Ndihem sikur jeta ime nuk është e imja” dhe “Nuk dua të jem gjallë”.
Titulli i këngës i referohet numrit të vjetër të linjës telefonike amerikane për parandalimin e vetëvrasjeve, i cili sot është zëvendësuar nga numri 988.
Ky kombinim – momenti, mesazhi në bluzë dhe zgjedhja e këngës – u interpretua nga shumë ndjekës si një reagim emocionalisht i ngarkuar, duke shkaktuar shqetësim dhe spekulime për gjendjen e Brady-t pas martesës së ish-partneres së tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






