

Policia e Kavajës ka sekuestruar një thikë dhe një sëpatë nga shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, i cili dyshohet se plagosi një ditë më parë pronarin e një marketi në Kavajë. Nga ngjarja mbeti i plagosur biznesmeni Artur Ligeja.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur brenda një prej bizneseve në pronësi të Ligejas, ku autori i ka kërkuar para. Pas refuzimit, ai e ka goditur biznesmenin me thikë. Burime për mediat bëjnë me dije se 42-vjeçari është ndaluar nga policia dhe dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë).
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






