Transmetuar më 26-12-2025, 12:35

Aksident fatal gjatë punës në një magazinë, vdes në moshë fare të re një djalë dule vendosur panele diellore.

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut. Rreth orës 11:40, shtetasi E. K., 27 vjeç, ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një magazinë.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, i riu dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar për vendosjen e disa paneleve diellore.

Si pasojë e kontaktit me rrymën, ai ka ndërruar jetë në vend, raporton noa.al.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Informacion paraprak/Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit