Transmetuar më 26-12-2025, 12:07

SPAK vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe vartësit e saj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon kontrollet në kuadër të hetimeve që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe disa prej vartësve të saj.

Kontrollet po kryhen mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), pas kërkesës së paraqitur nga SPAK. Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtyre veprimeve janë ushtruar kontrolle edhe ndaj disa biznesmenëve, identiteti i të cilëve për momentin mbetet i rezervuar.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për masa sigurie, ndërsa kontrollet po zhvillohen me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Hetimet janë në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit