

Pas aksidentit të një dite më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, uniformat blu kanë arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj.
Ndaj këtij të fundit rëndon vepra penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.
Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë i mituri Oktavio Merdanaj, 16-vjeç.
Paraprakisht bëhet me dije se mjeti që drejtohej nga i mituri i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






