

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi pranë rrugës.
Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, u dërgua menjëherë në spital në gjendje kritike.
Në vendngjarje ndodhen policia e qarkullimit rrugor dhe patrulla të tjera, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Policia apelon për kujdes në qarkullimin rrugor dhe respektim të sinjalistikës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






