Transmetuar më 26-12-2025, 10:26

Nisin reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.

Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës.

Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin.

Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit