

Një burrë 42 vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi u godit në kraharor nga një tip teksa ishte duke luajtur një ndeshje futbolli në kalçeto.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për këtë ngjarje.
Ata thanë se këtë të enjte në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, topi e ka goditur në pjesën e kraharorit.
Për pasojë 42 vjeçari është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






