

Këngëtari Yll Limani në një intervistë në Top Albania Radio ka zbuluar detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet.
Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta. Ai u shpreh se në Shqipëri ndodh shpesh që t’i ngatërrojnë emrin, dhe arsyeja është se:
Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty Ylli Limani dhe them gjithmonë është Yll pa ‘i’.
Çfarë mendon se e dallon Yll Limanin nga artistët e tjerë?
Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njërëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin. Nuk di të flas për vetën në kuptimin e mirë të fjalës. Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi.
A jeni në një lidhje momentalisht?
Momentalisht jam single. Këto dy vitet e fundit kam pasur ulje – ngritje në atë departament. Në fakt tani kam shumë qejf të them të drejtën që siç thonë njerëzit të rehatohem. Çfarëdolloj përpjekje që e bëj, nëse shkruaj, nëse dal ose nëse flas me ty, përfundimi është që të jetë diçka serioze dhe diçka me kuptim që zgjat dhe që është një lloj qendre e ditës dhe e jetës.
Ka ndodhur ndonjëherë që lidhja e dashurisë të mos ketë funksionuar për shkak të karrierës?
Ajo është gjithmonë problematike dhe pengesa sepse nuk e fajësoj fare këdo që ka problem me dinamikën dhe jetën si ne artistët. Mendoj që sa më shumë të dinë njerëzit aq më shumë energjia shterron.
Dashuria në jetën reale është më e komplikuar se sa ajo në këngë?
Është! Unë jam më i komplikuar, mundohem që të mos bëhem dhe shumë toksik. Tani sa më shumë kalon kohë, aq më shumë i shëndetshëm duhet të bëhem.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






