

SHBA- Një histori tragjike ndodhi në Teksas, ku një familje me katër anëtarë u shkatërrua pasi një automjet i drejtuar nga një shofer i dehur goditi makinën e tyre ndërsa po ktheheshin nga një festë Krishtlindjesh. Bilanci tragjik ishte se 26-vjeçari Diego Pena Jr., gruaja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare Camila Pena humbën jetën, ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte Diego 3-vjeçar.
Aksidenti ndodhi në orën 2 të mëngjesit të shtunën, ndërsa familja me katër anëtarë po udhëtonte në një autostradë në Teksas.
Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga 27-vjeçarja Majesty Faith Lee, e cila ishte nën ndikimin e alkoolit kur kaloi në korsinë e gabuar. Pas arrestimit të saj, ajo po mbahet në burgun e Qarkut Fort Bend me një garanci prej 1,050,000 dollarësh.
Siç u bë e ditur, nënë e bijë vdiqën menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa 26-vjeçari dha frymën e fundit në spital ku u dërgua i plagosur rëndë.
Sa i përket Dieguitos, i cili mbeti jetim në çast, ai po trajtohet në spital dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar plagët e tij.
"Kjo tragjedi është një kujtesë e dhimbshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta kur ngasim makinën nën ndikimin e alkoolit dhe pse është kaq e rëndësishme të bëjmë zgjedhje të përgjegjshme kur ngasim", tha Sherifi Eric Fagan.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






