

Moskë- “Rusia është gati të angazhohet për hartimin e një pakti të ndërsjellë mossulmimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, raportojnë mediat e huaja.
Ajo gjithashtu u shpreh se Rusia është e gatshme t’i formalizojë këto angazhime me shkrim.
“Gatishmëria për të formalizuar ligjërisht mungesën e planeve agresive ndaj NATO-s dhe BE-së në një bazë reciproke është një vazhdim logjik i qasjes parimore të Rusisë”, tha Zakharova.
Deklarata vjen pasi Presidenti Vladimir Putin tha se u informua orët e fundit mbi progresin e bërë në negociatat në Miami nga kryenegociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev.
Sot, si Putin ashtu edhe Zelensky i uruan Krishtlindje të Gëzuara Trump, të cilin presidenti ukrainas tha se do të donte ta takonte për të diskutuar për Donbasin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






