Transmetuar më 25-12-2025, 21:06

TIRANË, 25 Dhjetor 2025 – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar ndërprerjen e kontratave me rreth 360 farmaci që japin barna me rimbursim, duke i akuzuar për faturim të dyshuar të gati 10 barnave. Për disa prej farmacive, Fondi ka paralajmëruar edhe procedime penale.

Reagimi i Urdhrit të Farmacistëve ka qenë i menjëhershëm, duke e cilësuar këtë veprim si një dënim masiv kolektiv pa prova. Ata paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë kolaps të sistemit farmaceutik dhe rrezikon furnizimin e pacientëve me barna të rimbursueshme.

Në deklaratën zyrtare, Urdhri sqaron se farmacitë operojnë vetëm me importues dhe shpërndarës të kontraktuar nga Fondi dhe nuk kanë kompetenca për të verifikuar gjendjen fizike të barnave në depo. Procesverbalet e dërguara janë hartuar pa firmën e titullarit dhe sipas farmacistëve janë njëanshme dhe jo në përputhje me rregulloren e kontrollit.

Urdhri i Farmacistëve thekson se veprime të tilla krijojnë precedent të rrezikshëm dhe kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë për të shmangur pasoja mbi pacientët dhe stabilitetin e sistemit farmaceutik. Ata theksojnë gjithashtu se janë kundër çdo forme abuzimi ose përfitimi të paligjshëm, por nuk pranojnë penalizime kolektive pa prova dhe procedurë ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit