Transmetuar më 25-12-2025, 20:33

FIER, 25 Dhjetor 2025 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Cakran, ku si pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi i mitur O. M. u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi S. B., 30 vjeç. Viktima, O. M., ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit