Transmetuar më 25-12-2025, 16:26

Përplasje e fortë mes Angelos dhe Senos në Big Brother VIP 5, tensione verbale dhe incidente në shtëpi

Tensionet mes Angelos dhe Senos në shtëpinë e Big Brother VIP 5 kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u kthyer në një nga konfliktet më të forta të këtyre ditëve. Pas debatit të ashpër të një dite më parë, përplasja mes dy banorëve u rindez kur Seno i hodhi një karkalec Angelos në trup, veprim që shkaktoi reagime të forta verbale.

Edhe pse u provokua, Angelo zgjodhi fillimisht të mos reagojë fizikisht, duke qëndruar i qetë. Megjithatë, debati verbal mes tyre u përshkallëzua shpejt. Angelo e akuzoi Senon se po e ulte lojën e tij duke u fokusuar te roli i banakierit në shtëpi, detyrë që sipas tij nuk përfaqëson thelbin e Big Brother-it.

Gjatë përplasjes, Angelo i tha Senos se ishte “thjesht një zero”, duke shtuar se “Big Brother nuk është të jesh banakier”, ndërsa Seno u shpreh se këtë rol e bënte me dëshirë dhe se do ta kthente në profesion edhe jashtë shtëpisë.

Debati përfshiu replika të forta dhe tone të ashpra, me Senon që reagoi me kërcënime verbale, ndërsa Angelo përsëriste se loja në Big Brother nuk reduktohet në detyra shërbimi.

Ky konflikt vjen vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje mes tyre, më 24 dhjetor, ku situata u tensionua edhe më shumë dhe pati kontakt të lehtë fizik. Në atë debat, Angelo ndërhyri për të mbrojtur vajzat e shtëpisë, duke theksuar se askush nuk duhet t’u ngrejë zërin atyre, brenda apo jashtë lojës. Seno reagoi ashpër, duke e ofenduar Angelon dhe duke i kërkuar të qëndronte larg.

Debati u mbyll me deklarata të forta nga të dy, me Angelon që i tha Senos se kishte humbur mbështetjen e banorëve dhe me këtë të fundit që premtoi se nuk do ta linte të qetë në vijim të lojës.

Përplasjet mes Angelos dhe Senos duket se po shndërrohen në një nga boshtet kryesore të tensionit në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë pas këtyre incidenteve të përsëritura.

Nuk ndalet përplasja mes dy banorëve, Seno i hedh karkalec Angleos, banori: Je thjesht një zero

Pjesë nga debati:

Angelo: Ik pastro, pak banakun më bëj një kafe.

Seno: E meriton, se unë i bëj të tjerëve kafe, po ti s’e meriton.

Angelo: Je thjesht një zero, të kanë lënë detyrën e një banakieri që e kërkove vetë.

Seno: E kam me qejf dhe do e hap edhe jashtë.

Angelo: Big Brother nuk është të bësh banakierin.

Seno: Fytyrën tënde do e bëj që nuk lejohet, do ta bëj me një kryq të madh.

Angelo: Nuk është Big Brother të bësh banakierin.

Seno: E bëj me qejf.

“Nuk ka shanse t’i ngresh zërin një vajze”/ Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos: Usht!

Pjesë nga debati:

Angelo: Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.

Seno: E di unë kujt i bërtas.

Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.

Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.

Angelo: Nuk ka as edhe një shans ti t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo. Jo ti, po edhe kushdo këtu.

Seno: Rri urtë! Usht!

Angelo: S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.

Seno: Ty si strateg… S’do të lë të flesh deri në fund.

Angelo: Sapo i humbe të gjithë sot.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit